Nicki Minaj është gjobitur nga policia pasi u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit nën dyshimin se po mbante drogë.
“Sapo liruam një grua amerikane 41-vjeçare, të cilën e arrestuam këtë pasdite në Schiphol me dyshimin se po eksportonte droga të lehta”, konfirmuan autoritetet holandeze përmes X të shtunën pasdite.
“Pas konsultimit me Prokurorinë Publike, e dyshuara është gjobitur dhe mund të vazhdojë udhëtimin e saj”.
Shuma e gjobës nuk është bërë e ditur.
Krijuesja e hitit “Starships” konfirmoi më herët gjatë ditës së policia gjeti marihuanë në bagazhin e saj.
Incidenti çoi në shtyrjen e turneut botëror të së shtunës mbrëma “Pink Friday 2” në Manchester, Angli.
Një datë e ardhshme ende nuk është shpallur.
Në postimet e mëparshme të së shtunës, Minaj pretendoi se arrestimi i saj në Amsterdam ishte pjesë e një përpjekjeje për të “sabotuar” turneun e saj botëror. /Telegrafi/