Site icon Telegrafi

Nicki Minaj “e zjarrtë” në xhirimet e klipit të ri

Nicki Minaj (Foto: Getty Images)

Reperja amerikane, Nicki Minaj, këto ditë ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri “Chun-Li”.

Kënga në fjalë është frymëzuar nga personazhi i famshëm i video-lojës “Street Fighter”, teksa në klip Nciki ka zgjedhur kostumin e karakterit Chun-Li.

Nicki Minaj (Foto: Getty Images)

Minaj vendosi që të ndajë me fansat disa fotografi në rrjetet sociale , ku ka treguar prapaskenat e xhirimeve.

Ajo shfaqet tejet atraktive e veshur në një kostum të ngushtë dhe me prerje, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

Reperja ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte muzikore, duke kryesuar top listat amerikane.

Edhe projekti i saj i ri muzikor po pritet me padurim nga fansat e saj, të cilët janë me miliona në mbarë globin. /Telegrafi/

Exit mobile version