Nicki Minaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar fansat e saj për ditën e Pashkëve.
Megjithëse dita e Pashkëve nis me shkuarjen në kishë, këngëtarja e famshme ka bërë diçka që nuk përputhet aspak me këtë.
Në fakt, reperja ka bërë një pozë nga përgatitjet e saja për të xhiruara. Ajo e ka zgjedhur momentin kur është e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa me dorë i ka mbuluar gjinjtë.
Ajo ka treguar në përshkrimin e fotografisë se janë duke xhiruar dhe i ka uruar fansat për këtë festë.
Natyrisht, kjo nuk është asgjë e re për Minaj, e cila shfrytëzon çdo moment për të vënë në pah asetet e saja trupore. /Telegrafi/