Site icon Telegrafi

Nicki Minaj dhe Post Malone lansojnë “Ball for Me”

Nicki Minaj është rikthyer dhe atë me një projekt mjaft ambicioz.

Ajo është bashkëpuntorja e radhës e reperit Post Malone, i cili është prej emarve më të pëlqyer të momentit.

Dyshja janë bashkuar për projektin “Ball for Me” që është pritur tashmë mirë nga publiku.

Minaj është një prej shumë mysafirëve të Malones në albumin “Beerbongs & Bentleys”.

Emra tjerë që janë në këtë listë të bashkëpunimeve janë edhe Swwae Lee, 21 Savage, Ty Dolla Sign, G-Eazy dhe YG.

Në 24 orë të lansimit albumi që është çertifikuar me Platinum ka arritur të thyejë rekord për dëgjime në SHBA me 47 milionë dëgjime dhe në mbarë botën me 78 milionë dëgjime.

/Telegrafi/

Exit mobile version