A është Lewis Hamilton i dashuri i ri i Nicki Minaj? Dyshja po lënë shumë pak dilema.
Reperi dhe ylli i Formula 1 nxitën spekulime për romancë duke postuar foto të tyre nga Dubai.
Në fotografi, të cilat u shpërndanë në Instagram, dyshja janë parë duke bartur helmeta teksa shihen duke u argëtuar në shkretëtire.
“Gjërat karibiane. Unë dhe Leëis po kënaqemi”, ka shkruar Nicki në foto, teksa Lewis ju gëzua po ashtu këtij postimi me një koment.
Hamilton dhe MInaj ishin parë së pari në festën e Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në New York.
Të dy yjet pëlqenin vazhdimisht fotot e tyre në rrjetin social Instagram në dy javët e fundit.
Gjatë paraqitjes në Ellen muajin e kaluar, Nicki pranoi se ka të dashur, por tha se është anonim, ndërsa mediat zbuluan se është Hamilton.
Minaj më paër ishte në lidhje me Nas dhe Meek Mill, kurse Hamilton vjen nga lidhjet me Sofia Richie dhe Nicole Scherzinger. /Telegrafi/