Telegrafi

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty vishen si Harley Quinn dhe Joker për Halloween

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty (Foto: Instagram)

Festa e Halloween erdhi më herët për reperen Nicki Minaj dhe bashkëshortin e saj, Kenneth Petty.

Minaj, 36-vjeçe, ka ndarë një fotografi të përbashkët të tyre në rrjetin social, Instagram, me kostumet që çifti i sapomartuar kanë zgjedhur për Halloween.

“Prapaskenat The Joker”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Në fotografi, ata shihet se janë ulur në një divan, i cili ishte i dekoruar me akullore e me një qershi mbi të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicki Minaj

Minaj “Mbretëresha Harley” kishte veshur një bluzë të bardhë të kompletuar me të kuqe, për dallim nga Petty, i cili u shfaq me një pallto të gjatë të kuqe.

Ndërkohë, dyshja surprizuan fansat kur u martuan këtë muaj, më 21 tetor, derisa Nicki e bëri njoftimin përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Reperja Minaj filloi t’i referohej Pettyt si ‘bashkëshorti i saj’, muaj më parë para se t’i thonin “PO” njëri-tjetrit.

Minaj ndryshe është përballur me disa reagime nga fansat për lidhjen e saj me Petty, pasi ky i fundit është një vrasës i dënuar dhe i regjistruar për shkelje seksuale, i njohur më së miri me pseudonimin ‘Zoo’. /Telegrafi/