Festa e Halloween erdhi më herët për reperen Nicki Minaj dhe bashkëshortin e saj, Kenneth Petty.
Minaj, 36-vjeçe, ka ndarë një fotografi të përbashkët të tyre në rrjetin social, Instagram, me kostumet që çifti i sapomartuar kanë zgjedhur për Halloween.
“Prapaskenat The Joker”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
Në fotografi, ata shihet se janë ulur në një divan, i cili ishte i dekoruar me akullore e me një qershi mbi të.
Minaj “Mbretëresha Harley” kishte veshur një bluzë të bardhë të kompletuar me të kuqe, për dallim nga Petty, i cili u shfaq me një pallto të gjatë të kuqe.
Ndërkohë, dyshja surprizuan fansat kur u martuan këtë muaj, më 21 tetor, derisa Nicki e bëri njoftimin përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Reperja Minaj filloi t’i referohej Pettyt si ‘bashkëshorti i saj’, muaj më parë para se t’i thonin “PO” njëri-tjetrit.
Minaj ndryshe është përballur me disa reagime nga fansat për lidhjen e saj me Petty, pasi ky i fundit është një vrasës i dënuar dhe i regjistruar për shkelje seksuale, i njohur më së miri me pseudonimin ‘Zoo’. /Telegrafi/