Ylli i muzikës rap, Nicki Minaj dhe burri i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua që ai u përpoq të përdhunonte në 1994.
Gruaja, tani 43 vjeçe, pretendoi se u sulmua me thikë si një 16-vjeçare në Queens, New York, nga Petty. Ai u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit, duke vuajtur katër vjet e gjysmë burg.
Viktima ka ngritur një padi duke pretenduar se Minaj dhe Petty, të cilët kanë një djalë 11-muajsh, e kanë ngacmuar dhe frikësuar atë për ta detyruar të heqë dorë nga historia e saj.
Minaj, 38 vjeçe, akuzohet se ka kontaktuar me familjen e viktimës dhe ka gënjyer ndjekësit e saj në rrjett sociale për incidentin.
Padia, e ngritur në gjykatën e rrethit amerikan për rrethin lindor të New Yorkut, pretendon se Minaj i ofroi asaj 500 mijë dollarë për të hequr dorë nga kjo ngjarje.
Pretendohet gjithashtu se kishte një ofertë prej 20 mijë dollarësh në para dhe se reperja ofroi t’i dërgonte vajzës së gruas një video mesazh për ditëlindjen e saj të 16 -të ‘si një bonus’.
Padia thotë se gruaja nuk ka punuar që nga maji 2020 ‘për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve’ nga Minaj, Petty dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Ajo thuhet se po jeton e izoluar në Florida nga frika e hakmarrjes. /Telegrafi/