Site icon Telegrafi

Nickayla është zhvendosur për të jetuar me partnerin e Naya Rivera, për t’u kujdesur për nipin pas vdekjes së motrës së saj

Motra e Naya Rivera, Nickayla, reagoi të hënën me disa postime në InstaStory mes raporteve se ajo ishte zhvendosur me ish-burrin e aktores, Ryan Dorsey, për ta ndihmuar në rritjen e nipit të saj pesëvjeçar Josey.

Modelja 25 vjeçare publikoi një sërë deklaratash duke e bërë të qartë se prioriteti i saj aktualisht është të qëndroj me nipin.

“Në pjesën më të errët të jetës time, gjëja më e rëndësishme janë miqtë dhe familja ime”, tha ajo. “Të bëj më shumë për nipin tim, se sa të tregoj për veten time”.

Nickayla (Foto: Instagram)

Nickayla potencoi se nuk i interesonte paraqitja mes kohës tragjike të familjes, më pak se tre muaj pasi trupi i Naya u gjet më 13 korrik në Liqenin Piru, Kaliforni.

“Nuk jam i shqetësuar me mënyrën se si duken gjërat, sepse askush nuk mund ta shohë çdo moment që ne të gjithë e durojmë”, tha Nickayla për vdekjen tragjike të motrës së saj, ndërsa zyrtarët vendosën vdekjen e aktores një mbytje aksidentale pasi ajo nisi një udhëtim me varkë më 8 korrik së bashku me djalin e saj, Josey.

“Ajo që ka më shumë rëndësi që kam mësuar është të tregoj dhembshuri, të mos gjykoj të tjerët dhe të mos e marr kurrë asnjë moment të dhënë”, duke shtuar, “Shpresoj që të gjithë të mund të bëni të njëjtën gjë”.

Nickayla dhe Ryan Dorsey (Foto: Astro Mega)

Ajo ka folur publikisht për pikëllimin e saj të thellë pas vdekjes së parakohshme të motrës së saj.

Ryan dhe Nickayla janë zhvendosur së bashku në një apartament për t’u kujdesur për Josey, i cili mbushi pesë vite javën e kaluar.

Dyshja janë duke kaluar çdo moment bashkë, siç raportoi deri më tani DailyMail. /Telegrafi/

Naya Rivera dhe motra e saj, Nickayla (Foto: Instagram)
Exit mobile version