Nick Kyrgios u tha krijuesve të rregullave të Wimbledon ‘Unë bëj atë që dua’ pasi shkeli kodin e tyre të veshjes krejtësisht të bardhë para dhe pas fitores së tij në raundin e katërt ndaj Brandon Nakashima.
Australiani shkoi në qendër të fushës i veshur me atletet të kuqe, më pas i ndërroi sërish, së bashku me një kapele të kuqe, pasi kishte përfunduar fitoren e tij në pesë sete kundër amerikanit.
Kyrgios tashmë është gjobitur dy herë në këtë turne dhe tani ka të ngjarë të marrë një tjetër dënim për shkeljen e rregullave të cilat thonë se e bardha duhet të vishet ‘nga pika në të cilën lojtari hyn në rrethin e fushës’.
Por, i pyetur për shkeljen e tij të fundit, numri 40 i botës në tenis tha: “Unë bëj atë që dua. Unë nuk jam mbi rregullat, thjesht më pëlqen të vesh atletët e mija”.
“Është më shumë vëmendje për mua. Çfarë thotë kjo? Çdo publicitet është publicitet i mirë, apo jo?”.
“Unë ulem këtu tani në çerekfinalen e Wimbledonit përsëri dhe e di se ka kaq shumë njerëz që janë kaq të mërzitur. Është një ndjenjë e mirë”, vazhdoi ai.
Në fushë, Kyrgios ishte më i nënshtruar sesa në përplasjen e zjarrtë të së shtunës me Stefano Tsitsipas, kur ai qortoi arbitrin që nuk ndëshkoi kundërshtarin e tij grek pasi goditi një top në turmë. /Telegrafi/