Ndërsa Nick Jonas ka qenë një yll i madh që kur ishte fëmijë dhe në vitet e fundit ai është marrë më shumë me aktrim.
Dhe në një intervistë të fundit, aktori dhe muzikanti zbuloi se si gruaja e tij prej më shumë se pesë vitesh, Priyanka Chopra, ka mundur ta ndihmojë atë në përgatitjen e tij para xhirimeve të filmit.
“Kam një partnere mjaft të mirë në shtëpi, tha Jonas për “E”. “Dua të them të klasit botëror, kështu që është gjithmonë mirë”, shkruan DailyMail.
Madje, çifti shkoi aq larg sa të ndihmonin njëri-tjetrin për të bashkuar kasetat e audicioneve të tyre.
Përkushtimi i tyre ndaj zejeve të njëri-tjetrit shkon përtej aktrimit të skenave së bashku; ata gjithashtu ulen dhe përpiqen të zbërthejnë skenat dhe personazhet.
“Ne thjesht flasim për personazhet”, tha Jonas, 31 vjeç, përpara se të shtonte, “Është mirë të qëndrosh kreativ në shtëpi, dhe më pas mund ta sjellësh atë në hapësirën e punës”. /Telegrafi/