Revista GQ e ka shpallur muzikantin Nick Jonas si mashkullin me më së shumti stil në vitin 2018.
Këngëtari e ka marrë këtë titull falë votave të fansave në një sondazh në faqen e kësaj reviste për të zgjedhur personalitetin e njohur me më së shumti stil.
Në konkurrencë kanë qenë edhe 64 meshkuj të tjerë, në mesin e të cilëve, edhe Ryan Reynolds, John Legend e Jeff Goldblum.
GQ e ka lavdëruar për stilin e tij të veçantë që është përshkuar si shumë estetik, raporton Independent.
Njëherësh, revista i ka kushtuar vëmendje edhe martesës së tij me aktoren Priyanka Chopra, ndërsa dasma e tyre është përshkruar si një revy mode përrallore.
Jonas bëri ndryshime të shumta në stilin e tij, ndërsa gjatë dasmës u veçua veshja e tij me rroba tradicionale të Indisë duke respektuar trashëgiminë e bashkëshortes së tij.
“Nëse jo diçka tjetër, Nick është shembull i shkëlqyer se çmimi dhe rrobat e brendeve të njohura, jo domosdoshmërisht duhet t’i rrinë bukur secilit. Kur dini t’i vishni rrobat, edhe veshjet e zakonshme mund të shndërrohen në gjërat më elegante në planet”, thuhet mes tjerash nga redaksia e revistës GQ. /Telegrafi/