Ata veçse posedojnë një qen të racës gjermane ‘Shepherd’ të quajtur Gino dhe një tjetër me ermin Diana.
Por, Nicki Jonas dhe Priyanka Chopra kanë pranuar në familjen e tyre edhe një qenush tjetër me ermrin Panda, shkruan Daily Mail.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ndërsa kanë publikuar një fotografi së bashku.
“Mirëserdhe në familje Panda. Panda është i racës së përzier të Husky dhe ne jemi në dashuri me të”, ka shkruar Nick në përshkrim.
Panda posedon ngjyrën bardh e zi të lëkurës, ndërsa është diagnostikuar me heretochromia, teksa njërin sy e ka me ngjyrë të kaltër e tjetrin të kafe.
Sidoqoftë, në një intervistë të realizuar kohë më parë, Nick kishte treguar se pëlqejnë t’u hapin rrjete sociale qenushëve të tyre. /Telegrafi/