Telegrafi

Nick Castle dhe Jamie Lee Curtis në ribërjen e re të filmit “Halloween” (Foto/Video)

Nick Castle, aktori që e ka luajtur rolin e Michael Myersit në horrorin origjinal të vitit 1978, “Halloween”, do të luajë në ribërjen e re të filmit.

Pas filmit origjinal janë xhiruar edhe nëntë vazhdime, ndërsa regjia e filmit të ri i është besuar David Gordon Green që i ka bërë filmat “Manglehorn” e “Stronger”.

Nick Castle në rolin e Michael Myers

Krahas Castle, në ribërjen e filmit do të aktrojnë dhe një pjesë e ekipit të vjetër.

Lexo po ashtu Si duken në jetën reale yjet e filmave horror (Foto)

Jamie Lee Curtis do të jetë në rolin kryesor (si Laurie Strode), 15 vjet pas paraqitjes së parë në paraqitjen e fundit në “Halloween: Resurrection”.

Jamie Lee Curtis në një prej filmave “Halloween”

John Carpenter nuk kthehet si regjisor, por do të jetë producent ekzekutiv për filmin e ri.

“‘Halloween’ i ri do të jetë një ribërje e vërtetë dhe nuk do të ndikohet nga vazhdimet që kanë pasuar pas origjinalit”.

“Filmi do të jetë diçka si një realitet alternativ. Vazhdon atje ku ka përfunduar filmi origjinal”, citon NME fjalët e Carpenter.

Më tej, ai ka shtuar se është një projekt shumë i mirë, pasi ka një regjisor të shkëlqyer dhe se skenari është mbresëlënës.

Protagonisti kryesor Michael Myers

“Më ka lënë shumë përshtypje”, ka thënë Carpenter. /Telegrafi/