Telegrafi

Nick Cannon zbulon se është bërë baba për herë të nëntë

Nick Cannon ka njoftuar se ai ka mirëpritur fëmijën e tij të nëntë teksa po pret fëmijët e tij të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë.

Aktori, 41 vjeç, tronditi fansat teksa hyri në Instagram të mërkurën (14 shtator) për të njoftuar se kishte mirëpritur një fëmijë me modelen 40-vjeçare, LaNisha Cole.

Ai ndau një foto të prindërve të rinj krenarë të një vajze – me një mbishkrim të gjatë që zbuloi se emri i fëmijës është Onyx Ice Cole Cannon.

“Ju prezantoj Onyx Ice Cole … Edhe një herë sot jam i mahnitur nga femra e devotshme! Zoti më ka dhënë mua dhe Lanisha Cole privilegjin të presim një engjëll këtu në tokë. Betohem ta mbroj, ta siguroj, ta drejtoj dhe ta dua këtë fëmijë me aftësitë e mia më të mira”, ka shkruar Nick në postim.

Duke qenë se ai ka fëmijë  me disa gra të ndryshme gjatë viteve, ai vazhdoi të shpjegoi se megjithëse ai po përballet me kritikat, ajo nuk funksionon saktësisht në familjen e tij.

“Siç e dimë të gjithë, unë nuk prekem lehtë dhe kam lëkurë mjaft të ashpër dhe kam qenë gjithmonë një libër i hapur, por jo të gjithë në familjen time kanë të njëjtin nivel force. Kështu që unë lutem dhe kërkoj nga të tjerët që të projektojnë të gjitha kritikat dhe cinizmin ndaj meje dhe jo ndaj nënave të dashura dhe të çmuara të fëmijëve të mi”, tha tutje aktori.

Nick ishte i lidhur në mënyrë romantike me LaNisha në shkurt 2021 pasi ajo ndau një video të fshirë të tij në një dhomë të mbushur me tullumbace, megjithatë ata u ndanë në fund të muajit.

LaNisha është një modele amerikane e cila ishte më e njohur për tetë sezonet e saj si një modele e radhës në “The Price Is Right” të organizuar nga Bob Barker pastaj Drew Carey.

Ajo kishte dokumentuar udhëtimin e saj të shtatzënisë që nga maji, por nuk kishte zbuluar babanë e fëmijës së saj deri të mërkurën.

Vetëm disa javë më parë, ai mahniti sërish fansat teksa njoftoi se është në pritje të fëmijës së tij të 11-të me modelen Brittany Bell.

Cannon e zbuloi lajmin me një video të një fotosesioni materniteti me Brittany, duke shkruar në mbishkrimin “Koha ndaloi dhe kjo ndodhi”.

Lajmi erdhi teksa ai ishte në pritje të lindjes së fëmijës së tij të dhjetë me Abby De La Rosa, që pritet të ndodh në tetor, dhe pasi partnerja tjetër e tij, Bre Tiesi, lindi fëmijën e parë të çiftit së bashku në korrik. /Telegrafi/