Telegrafi

Nick Cannon thotë se nuk beson më në martesë pas ndarjes nga Mariah Carey

Aktori i famshëm amerikan, Nick Cannon, nuk sheh një martesë tjetër në të ardhmen e tij.

39-vjeçari, ish-bashkëshorti i Mariah Carey u hap për pikëpamjet për një tjetër martesë të mundshme në intervistën e tij të dhënë së fundmi.

“Nuk besoj në martesë më”, ka thënë babai i tre fëmijëve për “Entertainment Tonight”. “Mendja ime ka ndryshuar. Unë e kam bërë atë. Nuk më pëlqen të bëj gjëra në të cilat nuk ndihem mirë”.

Nick Cannon dhe Mariah Carey (Foto: Getty Images/Guliver)

Me këtë deklaratë, ai la të kuptohet se ishte divorci i tij nga këngëtarja e “All I Want for Chrismtas Is You” që ia ndryshoi pikëpamjet për një martesë të dytë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mariah Carey

“Nëse do të hidheshit nga një aeroplan në kohë dhe nuk do të funksiononte jashtë – nuk do ta bëje përsëri, a do të bëje?”,tha ai, duke shtuar: Mezi mbijetova. Pse do të kërceja përsëri nga aeroplani?”.

Ndërsa ai nuk e sheh veten duke marrë përsipër rolin e një burri, Cannon tha se është i përqendruar në atësinë dhe karrierën e tij.

Cannon dhe Carey u martuan në prill të vitit 2008 dhe kanë dy fëmijë së bashku: binjakët Moroccan dhe Monroe. /Telegrafi/