Site icon Telegrafi

Nicholas K në javën e modës të organizuar në New York

Emocionet dhe ankthi i ka kapluar të gjithë pasi edhe pak java e modës hap dyert për emrat më të njohur në boten e dizenjimit. Sigurisht që edhe Nicholas K ka filluar të ndjejë emocionet dhe presionin që shkakton konkurrenca. Ashtu si dhe herët e tjera, edhe ky krijim nga Nicholas K nuk duhet të jetë zhgënjyes, nuk duhet të jetë poshtë nivelit që pretendojnë kritikët.

Tashmë i njohur nga motrat binjake Nicholas dhe Christopher Kunz, kjo markë ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment falë krijimeve të saj unike. I shumë prituri Nicholas K do të bëjë debutimin e tij në New York të enjten me 7 shkurt në orën 9:00 në studio.

Duke u bazuar nga krijuesit dhe stili i emrit, koleksioni i radhës me siguri do prezantojë elemente të cilët e kanë ndihmuar atë të ketë sukses në të kaluarën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version