Një shumicë e Senatit të SHBA-së e mbështeti të enjten konfirmimin e presidentit, Joe Biden, për ta nominuar Nicholas Burns në pozitën e ambasadorit në Kinë, duke e pozicionuar diplomatin veteran për një rol qendror në marrëdhëniet gjithnjë e më të këputura midis dy rivalëve globalë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Senati votoi 75 me 18 për ta konfirmuar pozitën e Burns, një ish-ambasador i SHBA-së në NATO, i cili shërbeu si nënsekretar i shtetit midis vitit 2005 dhe 2008.
Ende nuk është bërë e ditur se kur ai do të niset për në Kinë, ose nëse do të shkonte përpara Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në Pekin që do të mbahen në muajin shkurt.
Shtëpia e Bardhë njoftoi më 7 dhjetor se zyrtarët e qeverisë amerikane do të bojkotojnë lojërat për “mizoritë” e Kinës për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/