Telegrafi

Nicholas Burns largohet nga Departamenti i Shtetit

Rice u tha të premten gazetarëve se Burns, numri tre i Departamentin e Shtetit, do ta mbajë këtë post deri në muajin mars.

Burns, i cili është nënsekretar shteti për çështjet politike, ka shërbyer më parë si ambasador në NATO, ambasador në Greqi dhe zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ai ka qenë një nga negociatorët kryesorë në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme Iranit dhe për arritjen e një marrëveshjeje të debatueshme bërthamore me Indinë.

Presidenti Bush pritet të emërojë ambasadorin e tanishëm në Moskë, William Burns për të zëvendësuar diplomatin 51 vjeçar Nicholas Burns. /VoA/