Telegrafi

Nice i kthehet fitoreve, shënon Balotelli (Video)

Nice ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Guingamp, kjo ishte fitorja e parë pas tre barazimeve.

Golin e fundit për klubin vendas e shënoi Mario Balotelli në minutën e 87-të.

Ky ishte goli i nëntë i italianit në 11-të ndeshje për klubin francez.

Aktualisht Nice renditet në vendin e parë me 49 pikë, një më shumë se Monaco në vendin e dytë dhe katër se PSG në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak. /Telegrafi/