Nice ka fituar ndaj Lorient me rezultat 2-1 në Ligue 1.
Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 11-të nga Pereira Ricardo, por Bejamin Moukandjo barazoi 1-1 në minutën e 61-të.
Me këtë rezultat nuk u pajtua Mario Balotelli i cili me një super gol në minutën e 86-të i dha fitoren vendasve.
Vlen të theksohet se Balo u detyrua të lëshon fushën para kohe, pasi u ndëshka me karton të kuq, pas dy të verdhëve (i pari erdhi pasi Balo festoi duke e hequr fanellën).
Pas tetë javësh Nice vazhdon në vendin e parë me 20 pikë, një më shumë se Monaco në vendin e dytë. /Telegrafi/