Bayer Leverkuseni ia ka caktuar çmimin sulmuesit shqiptar të Zvicrës, Admir Mehmedi.
Ky çmim u caktua pas interesimit të klubit të njohur francez, Nice.
Sipas Kicker, trajneri i Nices, Lucien Favre, pëlqen lojën e futbollistit, ndërsa klubi gjerman tashmë ka njoftuar francezët për çmimin e futbollistit.
26-vjeçari ka kontratë me gjermanët deri më 2019.
Mehmedi është pjesë e Zvicrës dhe më parë ka luajtur me Dimano Kievin. /Albinfo/