Paris Saint Germain ka marrë edhe fitoren e dytë në edicionin e ri në Ligue 1.
Parisienët kanë triumfuar me lehtësi në udhëtim te Nice me rezultat 0-3.
Kylian Mbappe, Angel Di Maria dhe Correa Marquinhos ishin autorët e golave në këtë triumf.
Pikërisht argjentinasi Di Maria ka qenë lojtari i ndeshjes falë një goli e një asistimi.
Me notë të lartë u vlerësua edhe Kylian Mbappe, ndërsa paraqitje të mirë patën edhe lojtarët tjerë si Keylor Navas e Marquinhos.
E nota më e ulët në këtë takim shkoi për sulmuesin vendas Lopes. /Telegrafi/