Borussia Dortmund po synon të përforcohet edhe më shumë në repartin ofensivë dhe kanë gjetur lojtarin ideal për këtë repart.
Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang është futur në planet e gjigantit gjerman për një transferim të mundshëm në verë.
Niang ka pasur një stinor të mirë këtë edicion me Milanin ku mori edhe një fanellë titullari.
21-vjeçari mund të largohet nga ‘Rossonerët’, në rast se Dortmund do të jetë në gjendje të paguajë 15 milionë euro. /Telegrafi/