Ylli i grupit “One Direction”, Niall Horan, gjatë kësaj fundjave i është bashkangjitur protestës nën moton “Black Lives Matter”.
Ai është fotografuar në mesin e mijëra protestuesve në Londër, të cilët po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Geroge Floyd, shkruan Daily Star.
26-vjeçari, i cili mori famën përmes edicioneve të ‘X Factor’, ka qenë duke shpërndarë mesazhe sensibilizuese edhe përmes rrjeteve sociale.
Përmes rrjetit social Twitter, këngëtari ka ndarë një video nga protesta duke qëndruar kundër racizmit.
“Le të protestojmë në mënyrë të sigurt njerëz, shikoni njëri-tjetrin. Është koha që të edukojmë gjeneratën e re që të mos paragjykojnë në baze të ngjyrës së lëkurës”.
“Vetëm dashuri. Unë do të fle sonte duke menduar për miqtë e mi në Amerikë dhe shpresoj se janë të sigurt”, ka shkruar ai.
Të gjitha këto protesta kanë ardhur si rrjedhojë e vrasjes së paprecedentë të afro-amerikani George Floyd nga një polic.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga artistët në mbarë botë, të cilat me fuqitë e tyre po mundohet të luftojnë dukurinë e racizmit. /Telegrafi/