Site icon Telegrafi

Ngushtohet diferenca Clinton-Trump

Diferenca është ngushtuar në mënyrë të ndjeshme midis kandidates demokrate Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump që kur ky i fundit ka siguruar fitoren brenda kampit të tij për garën për zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Referuar sondazhit të “CBS News/New York Times” 47 për qind e votuesve të regjistruar do të mbështesin Hillary Clinton në postin e presidentit ndërsa 41 për qind Donald Trumpin.

Muajin e fundit, ish-sekretarja amerikane e Shtetit shënoi një avancim prej 10 pikësh ndaj kundërshtarit të saj në një sondazh të drejtuar nga CBS News.

Sondazhi i fundit e paraqet Bernie Sanders, rivalin e ish-sekretares së Shtetit në garën për nominimin demokrat, në pozicionin më të mirë përballë Donald Trump, me 51 për qind të votave kundrejt 38 për qind për miliarderin në rast të një përballje të mundshme.

Exit mobile version