Adelina Ismaili dhe Zanfina Ismaili kanë përjetuar humbje të rëndë në jetën e tyre.
Vdekja e nënës së tyre, Monës, ka tronditur mbarë komunitetin e estradës shqiptare.
Dhe një prej atyre që ka shprehur ngushëllime të sinqerta ka qenë edhe këngëtari Shpat Kasapi, shkruan Telegrafi.
Ai në një postim në rrjete sociale ka lansuar një mesazh prekës me rastin e ngushëllimit të kolegeve të tyre.
Mona u varros sot në një ceremoni mortore ku morrën pjesë shumica e yjeve më të mëdha të estradës në ngushëllim të motrave Adelina dhe Zanfina Ismailit. /Telegrafi/
Mesazhi i Shpatit:
Ngushëllime Familjes Ismaili. -Më erdhi shume keq kur degjova per vdekjen e Mones..! Njekohesishte me preku fakti, qe sëmundjet e rrënda po na marrin nga vetja njerëzit më të dashur. ..Pikërishte ata qe na ndihmuan, na perkrahen dhe na bëjnë te jemi këta që jemi sotë. Nuk i kisha vetëm kolege, vajzat e të ndjeres Mona por dhe mikesha të mira, andaj ndjejë keqardhje për humbjen e Nënes së tyre. Një zonjë e guximshme mjafte e fortë për ti rritur 3 engjuj, e vetme duke e tejkaluar cdo sfide, dhe duke sakrifikuar cdo gje, qe ato të preknin ëndrat e tyre. Dhe sotë ja ku janë: secila duke triumfuar ne sukseset e tyre. Por si e gjithë kjo? E gjithë kjo u be falë nje Nëne te shkelqyer dhe mjaftë ambicioze nje grua e mirë dhe mbi gjitha nje menagjere e sukseshme. Të shpërblefte zoti ne xhenet Zonja Mona. Ngushellime familjes dhe motrave Ismaili. Atë cka ta meson NËNA STA MESON DOT LIBRI.