Site icon Telegrafi

Ngushëllime nga kompania “Sodexo” për të vrarët në Afganistan

Kompania “Sodexo”, ku ka punuar shtetasi i vrarë i Maqedonisë dhe kolegët e tij të cilët humbën jetën në atentatin në Kabull, shprehu ngushëllime përmes një kumtese drejtuar opinionit.

Kryetari i kompanisë Denis Mashuel shprehu “pikëllimin dhe tronditjen e tij të madhe për këtë humbje tragjike”, thuhet në kumtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata janë rrëmbyer, ndërsa më pastaj janë ekzekutuar nga një grup i panjohur deri tani. Autoritetet e Afganistanit besojnë se bëhet fjalë për atentat terrorist, edhe pse asnjë grup deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto vrasje.

Lexo po ashtu Kidnapohet dhe vritet një shtetas i Maqedonisë në Afganistan

Mbetet e paqartë se çfarë saktë ka ndodhur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Afganistanit thonë se tre personat janë larguar nga vendi i punës rreth orës 8:30, me automjet me shofer.

“Rreth një ore e gjysmë më vonë trupat e tyre janë gjetur në fushat e Musahi në një automjet tjetër. Të tre viktimat janë persona të gjinisë mashkullore, dhe i kanë pasur duart e lidhura. Janë vrarë me plumba. Dy prej tyre janë gjetur në bagazh, ndërsa i treti në ulëset e pasme”, deklaroi zëdhënësi i MPJ-së së Afganistanit, Nasrat Rahimi.

MPJ-ja sot kumtoi se ka dërguar kërkesë deri te autoritetet afgane për informatë zyrtare për shtetasin e vrarë nga Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version