Site icon Telegrafi

Ngushëllime nga Këshilli i Evropës për zjarrin tragjik në Tetovë

Në emër të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçiinoviq Buriç, shprehu ngushëllimet e saj Maqedonisë së Veriut për viktimat e zjarrit në spitalin modular Kovid në Tetovë.

Në emër të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, Sekretarja e Përgjithshme Marija Pejçinoviq Buriq shpreh ngushëllimet e saj për Maqedoninë e Veriut për zjarrin vdekjeprurës në spitalin modular Kovid:

“Jam shumë e trishtuar. Mendimet e mia shkojnë te njerëzit e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, thuhet në shkrimin e publikuar në “Twitter” nga zëdhënësi i Këshillit të Evropës Daniel Holtgen.

Gjithsej 14 persona vdiqën nga zjarri i djeshëm në qendrën Kovide në Tetovë. Në qendrën covid gjatë zjarrit, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ishin gjithsej 26 pacientë, 12 të tjerët po trajtohen në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga zjarri tragjik në Tetovë
Exit mobile version