Site icon Telegrafi

Ngushëllime nga grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM dhe Koalicioni për viktimat në Nicë

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit ‘Për një Maqedoni më të mirë’ ambasadores së Republikës së Maqedonisë, Lorens Oer i shprehën keqardhje dhe ngushëllime për të gjithë të lënduarit dhe familjarëve të viktimave në sulmin e djeshëm terrorist në qytetin francez, Nicë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Pavarësisht prej asaj ku dhe në cilën mënyrë ndodhin sulme të tilla, ato paraqesin sulm ndaj njerëzimit dhe kundër asaj duhet të luftojmë bashkërisht. Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM dhe Koalicioni ‘Për një Maqedoni më të mirë’ edhe njëherë shpreh keqardhjen e thellë dhe të sinqertë për familjarët e viktimave dhe të lënduarve’, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version