Site icon Telegrafi

Ngulitja mbi Shaquille O’Neal, Hamidou Diallo dhuron spektakël dhe triumfon në garën ‘Slam Dunk Contest’

CHARLOTTE, NORTH CAROLINA - FEBRUARY 16: Shaquille O'Neal reacts as Hamidou Diallo #6 of the Oklahoma City Thunder dunks over him during the AT&T Slam Dunk as part of the 2019 NBA All-Star Weekend at Spectrum Center on February 16, 2019 in Charlotte, North Carolina. (Photo by Streeter Lecka/Getty Images)

Hamidou Diallo është fituesi i garës ‘Slam Dunk Contest 2019’ në NBA All Star.

Basketbollisti i talentuar amerikan ka shkëlqyer në këtë garë dhe në fund ka triumfuar para konkurrentëve të tjerë Dennis Smith JR, Miles Bridges e John Collins.

Në garën e fundit Diallo shkoi në konkurrencë me Dennis Smith JR, por ishte basketbollisti i Oklahoma City Thunder në fund që triumfoi.

Hamidou Diallo duke ngulitur koshin mbi Shaquille O’Neal. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Ngulitja më spektakolare e 20-vjeçarit u vlerësua ajo kur kaloi legjendën Shaquille O’Neal për tu ndalur në kosh.

Kjo ngulitje ngriti të gjithë të pranishmit në këmbë të cilët e duartrokitën basketbollistin e talentuar.

Hamidou Diallo dhe Russell Westbrook duke u gëzuar. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Për Diallon ishte hera e parë që po merr pjesë në këtë garë dhe natyrisht triumfi i parë.

Diallo është shprehur shumë i lumtur me triumfin në Slam Dunk Contest, ndërsa ka edhe një dedikim për këtë trofe.

Hamidou Diallo me trofeun e fituar. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

“Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe sapo dola ia dhurova publikut atë që e dëshironin”, tha Diallo.

“Ky trofe është për personin më të dashur për mua, për nënën time. Jam shumë i lumtur që kam triumfuar”, u shpreh Diallo pas triumfit. /Telegrafi/

Exit mobile version