Instaluesi rus i ujit i njohur si “ngufatësi i të moshuarave”, po akuzohet për vrasjen e 32 grave të moshuara gjatë dy viteve.
Radik Tagirov, 39-vjeç, ka kryer krime të tmerrshme në pjesën lindore të Moskës. 19 vrasje të pretenduara kanë ndodhur vetëm në qytetin Kazan, transmeton Telegrafi.
Vrasësi serik baba i dy fëmijëve, gjithashtu mori nofkën “Volga maniak”, i cili prezantohej si punëtor social apo zyrtar për mirëmbajtjen e apartamenteve.
Gratë e moshuara, kryesisht nga 75 deri në 91-vjeçe, ia hapnin derën për t’u futur – më pas ai i sulmonte duke i ngufatur me duar apo peshqir në fytyrë, e krejt në fund ua vidhte paratë.
“I kam ngufatur, me duar. I mbaja derisa nuk rrëzoheshin”, tha Tagirov.
Të gjitha 32 vrasjet kanë ndodhur gjatë periudhës 2011-2013, e hetimet për raste tjera të mundshme po vazhdojnë.
Kryesi i veprave kriminale kishte shmangur policinë për vite të tëra, kurse i dyshuari u arrestua pas analizimit të mbi 10 mijë studimeve gjenetike që zbuluan autorin e krimeve.
“Pranoi fajin, ka qarë”, tha një burim i afërt me policinë ruse.
Ai u tha hetuesve se “nuk mund të kujtohet” sa pensioniste kishte mbytur, madje theksoi se “nuk i ka numëruar”. /Telegrafi/