Telegrafi

Ngufatet një person në ujërat e Liqenit të Ohrit

Sot rreth orës 14 në ujërat e Liqenit të Ohrit, në pjesën mes Peshtanit dhe Gradishtes, me shenja jete është nxjerrë personi K.K nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Medicinale në Ohër, prej ku thanë se personi gjendet në rrezik për jetë./Telegrafi/