Telegrafi

Ngrohuni me xhemperë laramanë prej leshi

Dizajnuesit e modës në sfilatat e fundit shpallën se për këtë dimër xhemperët do të jenë të domosdoshëm. Brendet e njohur që diktojnë modën e përditshme të rrugës, si “Mango”, “H&M” dhe “Zara” për këtë sezon ekspozuan xhemperët që lehtë mund të përshtaten për një ditë të zakonshme të përditshmërisë.

Një pamje moderne dhe urbane do të arrini nëse xhemperit të gjatë shtojani kollanin nga i njëjti material që njëkohësisht do ta zgjas figurën tuaj. Janë modern dhe me dezenë laramanë me motive dimërore, më së shumti me fjolla si dhe retro-dezen. Përveç xhemperëve laraman mund të gjenden në ngjyrën e cila dominion këtë sezon dimri, përkatësisht ngjyra kafe.

Xhemperët e gjatë deri tek gjunjët më së miri kombinohen me pantallona dhe funde të ngushta dhe çizme të larta. Xhemperët janë një zgjidhje e shkëlqyer për motin e ndryshueshëm gjatë dimrit, ndërsa dezenët modernë gjallërojnë pamjen tuaj të përditshmërisë. /Telegrafi/