Telegrafi

Ngrohtë dhe rehatshëm me palltot “Mango”

Arti i palltove ka inspiruar rroba autentike, të përshtatshme, të cilat kalojnë kufijtë e një sezoni. Nëse i përcillni trendet e reja të modës, shikoni se çfarë palltosh për sezonin e ardhshëm sugjerojnë kreatorët e njohur të modës, nga koleksioni “Mango”.

Kur niseni në shoping, mund të zgjidhni në mes të qepjeve të ashpra, gati klasike nga modelet në formë të shtrirë. Janë materiale të ndryshme, nga leshi dhe stofi i leshit, materiale me teksturë të theksuar, materiale metalik, etj.

Ndjenja individualiste për stil ka krijuar një veçanti të fuqishme të koleksionit “Mango” për vjeshtë/dimër të vitit 2010. Këto modele japin lirinë që t’i bartni si të doni. Mund të bëhesh stilist i vetvetes në një botë ku rrobat nuk kanë kufij! /Telegrafi/