Telegrafi

Ngrohja globale ulë prodhimin e orizit

Prodhimi ka rënë për 10-20 për qind në 25 vitet e fundit në disa rajone. Grupi i studiuesve shqyrtoi të korrurat nga 227 ferma në gjashtë vendet më të rëndësishme për prodhimin e orizit, si Tajlanda, Vietnami, India dhe Kina.

Studimi më i fundit sugjeron se ndryshimet e klimës do të vështirësojnë ushqimin e popullsisë së botës e cila është në rritje të vazhdueshme.

Në vitin 2004 disa studiues të tjerë zbuluan se prodhimi i orizit në Filipine po binte për 10 për qind për çdo gradë celsius që rritej temperatura.

Të dhënat e fundit vijnë nga një punë e kryer në fermat më të mëdha të ujitjes që kanë parë zhvillimin e “revolucionit jeshil” dhe kanë përhapur kultivimin e orizit në Azi nga shteti indian Tamil Nadu deri në rrethinat e Shangait. /Agjencitë/Telegrafi/