Sipas një studimi të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë, ndikimi i ngrohjes globale në Alpe vërehet dukshëm nga hapësira, pasi malet e bardha po kolonizohen gjithnjë e më shumë nga bimët e gjelbra.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zonat me bimësi aty ku nuk rriten pemët në Alpe janë rritur me 77 për qind që nga viti 1984, thotë studimi.
Derisa largimi i akullnajave ka simbolizuar shpejtësinë e ngrohjes globale në rajonin e Alpeve, studiuesit e përshkruan rritjen e biomasës bimore si një ndryshim “absolutisht masiv”.
Rritjet e temperaturave dhe të reshjeve po zgjasin sezonin rritjes, pasi bimët po kolonizojnë zona të reja dhe po bëhen më të dendura dhe më të larta.
Mbulesa e borës po zvogëlohet dhe shkencëtarët thanë se humbjet prej më pak se 10 për qind të mbulesës së borës në zonën pa pemë ishin ende të konsiderueshme. /Telegrafi/