Telegrafi

Ngrohja globale dëmton pasuritë arkeologjike

Ekspertët nga Universiteti i Edinburghut pohojnë se mbetjet në ndonjërin nga vendet më të ftohta në tokë bëhen të ekspozuara, pasi që temperatura globale shkakton shkrirjen e akullit dhe erozionin e tokës së fortë.

Sipas Daily Mail, reliktet përfshijnë varrezat, artefaktet dhe mbetjet nga njerëzit.

Shkencëtarët të cilët i kanë studiuar këto raste të dëmtimit në tre lokacione anekënd botës, kanë kërkuar themelimin e një organizate botërore, e cila do të regjistrojë të gjitha lokacionet e dëmtuara dhe do të mundohet që t’i pengojë dëmtimet. /Telegrafi/