Sipas shkencëtarëve, të cilët kanë botuar edhe një raport prej 200 faqesh, rritje e temperaturave në oqeane po shkakton rritjen e bakterieve që mund të sjellë helmim të ushqimit, gastronenterit serioz, septicemia dhe kolerë.
Gjithashtu, ngrohja e oqeaneve po sjell edhe çrregullime të tjera në botën ujore. Kjo për shkak se krijesat e mëdha po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt Arktikut, ndërsa ato më të vogla po zënë vendin e tyre.
Prishja e këtij sistemi, si dhe kërcënimi që vjen prej tij, do të sjellë edhe kosto të paimagjinueshme financiare, shkruajnë ekspertët. Ata rekomandojnë ndërmarrjen e politikave drastike për të ulur në maksimum praninë e dioksidit të karbonit në atmosferë, shkaktar kryesor për ngrohjen globale. /Telegrafi/