Telegrafi

Ngritje rekord e çmimit të naftës

Një ngritje e menjëhershme e çmimit vjen si pasojë e planit shpëtues të Qeverisë amerikane, në vlerë prej 700 miliardë dollarë, për shpëtim të tregut financiar amerikan, si edhe për shkak të rënies së dollarit.

Nafta e lehtë amerikane për afatin e dërgesës në tetor u shtrenjtua për 24,45 dollarë, duke arritur në 130 dollarë për barel. Në bursën e New York-ut, më pas çmimi i naftës u pozicionua në 120,92 dollar për barel.

Ndryshe në dy muajt e fundit nafta ishte zvogëluar dukshëm në bursat botërore, pas arritjes së çmimit rekord mbi 147 dollarëve për barel në gjysmën e parë të korrikut. Rënia më e madhe nën 90 dollarë për barel kishte pasuar javën e kaluar pasi që "Lehman Brothers", dikur banka e katërt më e madhe investuese në SHBA, kishte shpallur falimentimin.