Site icon Telegrafi

Ngritje profesionale, edukim për të ardhmen e sigurt – FSK bashkëpunon me forcat turke

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar trajnimi nga ekipet turke në përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera thuhet se ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë  dhe rolin e saj në fushë betejë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version