Site icon Telegrafi

Ngritja e turizmi të errët: Mijëra njerëz vizitojnë lokacionet e shtëpive të vdekjes (Foto/Video)

Çdo vit mijëra njerëz vizitojnë vendin ku ishte shtëpia e vrasësve serikë, Fred West dhe Rosemary West. Shtëpia ishte shembur 20 vjet më parë, pasi në të u gjetën eshtrat e nëntë grave të reja. Por, kjo nuk e zvogëlon interesimin e turistëve.

Vendi ku gjendej dikur shtëpia e vrasësve serikë, Fred dhe Rose West

Këtë fenomen mediat lokale e quajnë “turizmi i errët”, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

“Është diçka që zgjon kureshtjen tonë”, thotë Chris Lloyd që po bën dokumentarin për vendet e tilla.

Fred dhe Rose West

Ky 30-vjeçar hulumton njerëzit që mahniten me vendet ku ndodhën krimet e mëdha. Për këtë ka ai ka vizituar 30 “destinacione të vdekjes” – në tërë botën.

Adrian Mitchell është tjetër person që interesohet për çiftin West.

“Kur u shpërngula këtu, në Gloucester, shtëpia nuk ishte më, kështu që nuk pash shumë gjëra”, ka thënë Mitchell, duke shtuar se rruga duket normale, ndërsa krimet janë bërë nga dikush që të gjithë në lagje e njihnin për person normal. /Telegrafi/

Exit mobile version