Site icon Telegrafi

Ngritja e temperaturës për vetëm një gradë mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor

(Foto: Pexels)

Nëse ndonjëherë e keni fajësuar të nxehtit për mendimet ose konfuzionin tuaj, nuk e keni gabim.

Një studim i fundit zbulon se moti i nxehtë mund të ketë ndikim negativ në shëndetin mendor.

Studimi i publikuar në Public Library of Science Medical Journal zbulon se hapësirat pa ajër të kondicionuar të duhur gjatë valëve të të nxehtit, mund të ndikojnë negativisht në funksionet kognitive.

Rritja e temperaturës mund të shoqërohet me rritje të sjelljes vetëvrasëse dhe të rasteve të vetëvrasjes, vizitave në spital ose pranimeve për sëmundje mendore dhe sëmundje të tjera.

Lexo po ashtu Hulumtimi i ri ka treguar sa hapa preferohet të ecni në ditë

Gjithashtu, sipas një studimi të vitit 2018 nga ekonomisti i Stanfordit, Marshall Burke, i botuar në Nature Climate Change, një rritje e temperaturës mesatare prej vetëm 1 gradë Celsius në SHBA dhe Meksikë lidhet me rritje të numrit të vetëvrasjeve.

Studimet parashikojnë se nëse temperaturat vazhdojnë të rriten – siç parashikojnë shkencëtarët e klimës – kjo do të ketë ndikim të madh në shëndetin mendor të njerëzve në vitet në vijim.

“Duhet të fillojmë të mendojmë për ndryshimin e klimës si një krizë e shëndetit mendor. Nëse ne e shpërfillim ndryshimin e klimës si një kërcënim për shëndetin publik, kështu po heqim dorë nga roli ynë si ofrues të kujdesit shëndetësor”, ka thënë për revistën Time, Robin Cooper – profesor në Universitetin e Kalifornisë dhe president i Aleancës së Psikiatrisë Klimatike. /Telegrafi/

Exit mobile version