Site icon Telegrafi

Ngritja e pagës minimale ndikoi në rritjen e pagës mesatare në Maqedoni

Më shumë faktorë ndikojnë në rritjen e pagës mesatare në Maqedoni, por sidoqoftë ndikim të madh ka edhe ngritja e pagës minimale, vlerësoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.

“Që të rriten pagat mestare në Maqedoni ndikojnë më shumë faktorë. Por, natyrisht që paga minimale dhe Ligji për të dhanë rezultatet e tyre. Unë dola edhe me statistikën të cilën e prezantoi DAP, se 88.000 qytetarë për dallim nga muaji gusht, në shtator kanë pranuar paga prej 12.000 denarë dhe kjo i ngriti pagat mesatare më lartë”, tha Carovska.

Ajo theksoi se pret që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojë zhvillimi i paralajmëruar në periudhën parazgjedhore sepse është me rëndësi që ekonomia të shtyhet që më në fund të ketë mundësi dhe të investohet në mbrojtjen sociale.

Dje, Enti shtetëror për statistika prezantoi se paga neto e dhënë për muajin tetor është 23.356 denarë dhe është rritur për katër për qind në krahasim me tetorin e muajit të kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version