Telegrafi

Ngritja e njerëzve në vend të peshave

Në klubin e peshëngritjes Gymbox në Londër nuk do të keni nevojë të ndërroni peshat nëse dëshironi të rritni peshën për ngritje. Në vend të kësaj, thjesht do të kapni një njeri tjetër i cili rrinë anash dhe pret që dikush ta zgjedhë për të ushtruar me të.

Të punësuarit të cilët janë parashikuar për ngritje janë të veshur në triko të zeza, derisa në kraharor e kanë të shënuar peshën. Edhe pse tingëllon e pazakontë dhe e pahijshme, pronari i klubit Richard Hilton thotë se ushtrimi me njerëz është stimulues, derisa një prej përparësive është edhe ajo që njeriu me të cilin ushtroni vazhdimisht u ofron inkurajim dhe motivim.

A ka motiv më të mirë se të kesh një njeri i cili u bërtet mbi kokë që të bëni edhe dhjetë ushtrime tjera? Anëtarët e klubit mund të zgjedhin në mes të pesë peshave të ndryshme, prej 30 deri në 155 kilogramë.