Kompania filmike amerikane GLP Films ka lansuar filmin e tyre të bërë për turizmin në Kosovë ku shihet Via Ferrata dhe disa vende të tjera kryesisht në grykën e Rugovës që ata i konsiderojnë si pjesët më të bukura të vendit.
Në videon promovuese “Kosovo Rising” si person kyç është pronari dhe guida kryesor i Kompanisë Balkan Natural Adventure nga Peja Nol Krasniqi, i cili tregon se si nga ngjitja si sport ka kaluar në turizëm si profesion.
“Ndjehem shumë mirë në Via Ferrata dhe kur muj ta promovojë ate dhe Kosovën me punën time që e bëjë tash në turizëm dhe më parë kur kam punuar në ndërtimin e Via Ferratës”, ka thënë Krasniqi.
Persona të tjerë në këtë video janë edhe Mustafë dhe Nafije Nikci nga Reka e Allagës të cilët menagjojnë shtëpinë për turistë Ari në fshatin e vet.
Vidoja paraqet edhe disa pamje nga Prizreni si dhe vende të tjera të Kosovës. /Telegrafi/