Telegrafi

Ngritja e këmbëve – trendi i ri i Instagramit që po e provojnë yjet

Yjet e Instagramit zakonisht janë ekspertë për të pozuar për fotografët.

Pasi që ndihen komode para kamerave, fytyrat e famshme dinë si të pozicionohen për fotografi të bukura, transmeton Telegrafi.

Por, siç duket tani poza “Pin Up” është në trend dhe përfshin ngritjen e këmbëve lart.

Për një pozë të tillë, ju duhet të shtriheni me shpinë në shtrat, divan apo çfarëdo sipërfaqe tjetër para se t’i ngritni këmbët lart.

Shumicës së yjeve po iu pëlqen kjo pozë sepse po iu jep mundësinë t’i shfaqin këmbët e gjata e të bukura. /Telegrafi/