Lindon po vazhdon të ngritet fuqishëm në skenën muzikore shqiptare.
Ende pa i mbushur një muaj që nga publikimi, “Dale” ka arritur të klikohet më shumë se tre milionë herë në kanalin “Youtube”, transmeton Telegrafi.
Me këtë projekt që është i pari solo, artisti i ri ka treguar se tashmë ka fituar zemrat e publikut shqiptar dhe suksesin e ka të garantuar edhe vetëm.
Këngëtari që është pjesë e “Brick Records”, gjersa po shijon suksesin e projektit të tij, është duke punuar rreth këngës së ardhshme të Florianit, i cili po ashtu do të vijë solo./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5Q5DNXtjOTU