Telegrafi

Ngriti dron mbi burgun e Burrelit, arrestohet autori

Policia ka kapur autorin e dyshuar të ngritjes së dronit mbi ambientet e burgut të Burrelit. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Taulant Ahmetsulaj.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Policia njofton se “pas marrjes së njoftimit se mbi ambientet e IEVP Burrel, ishte konstatuar një mjet inteligjent dron, i cili u neutralizua nga punonjësit e sigurisë së burgut, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje”.

“Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel,” njofton Policia.

Prokuroria dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Dy ditë më parë sistemi i burgjeve ka arritur që të neutralizojë një dron që ishte planifikuar të futej në Burgun e Burrelit. Inteligjenca operative e sistemit administroi të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në burgun e Burrelit. /Telegrafi/