Ish-gruaja më e fortë e Britanisë, ka treguar se si peshëngritja gjatë gjithë shtatzënisë e ka ndihmuar atë të mbajë një nivel të lartë fitnesi – pavarësisht kritikave të shumta.
Shannon Smith, 30 vjeç, nga Royton, Oldham, ngriti pesha gjatë gjithë shtatzënisë, që nga dita kur mësoi se ishte në pritje të ëmbël, deri në dy ditë para datës kur duhej të lindte fëmijën, transmeton Telegrafi.
Peshëngritësja profesioniste madje konkurroi në gara gjatë shtatzënisë dhe ngriti një peshë të jashtëzakonshme prej 200 kilogramëve, dy ditë para se të sillte në jetë vajzën e saj Nancy.
“Nuk kishte kuptim të ndalem gjatë shtatzënisë. Është diçka që kam bërë për 10 ose 11 vitet e fundit të jetës sime – është pothuajse jeta ime. Ndihesha e sigurt duke e bërë atë”, tha Smith.
“Në javën e 36-të të shtatzënisë, shumë njerëz më thoshin, derisa mezi i vishja këpucët në këtë fazë, ose mezi mund të ecja. Thjesht po jetoja jetën time normale”, shtoi ajo. /Telegrafi/